Tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, Drejtoria e Burgjeve kërkon izolim në 41 Biss për Dan Hutrën dhe 3 të tjerët

5 Janar 2024, 11:25Kronika TEMA
Tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, Drejtoria e Burgjeve kërkon izolim

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka paraqitur një kërkesë për të vendosur në regjimin e Posaçëm ’41 Bis’ Dan Hutrën dhe 3 të paraburgosur të tjerë Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, pasi tentuan që të arratisen nga burgu i Fierit.

Gjithçka ka ndodhur në orën 11:25 të së enjtes, ku në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete të improvizuara.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur, një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara që do të ndihmonin në arratisje.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.

Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen, ku veç Dan Hutrës janë të përfshirë edhe Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi të cilët ishin nën masën e sigurisë “Arrest në burg”,  të dyshuar për vjedhje.

1 Komente

  1. B
    Bobi

    Sistem leshi. Pse duhet te rrijne ne burge normale nje vrases serjal femrash me keta hajdutet e kapakeve te pusetave. Izoloheni qenin 24 ore pa te trejte kontakti me asnjeri deri sa te ngordhin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje