Konispoli, Ansambël Arkitektonik Urban, statusi i ri për mbrojtjen e vlerave historike dhe kulturore 

8 Gusht 2025, 11:48Kronika TEMA
Konispoli, Ansambël Arkitektonik Urban, statusi i ri për mbrojtjen e

Konispoli nuk është thjesht një qytet i vogël jugor me histori te madhe, por zyrtarisht një Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave, qyteti merr një status që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të trashëgimisë së tij të rrallë – nga shtëpitë tradicionale, rrugicat me kalldrëm e deri te gjurmët e pazarit të dikurshëm, dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave.

Konispoli favorizohet në radhë të parë nga ndërtesat historike që ka, të cilat besoj se janë shkaku për marrjen e vendimit nga kryeministri. Lagjen me shtëpitë e vjetra karakteristike ne mund ta kthejmë vërtet e ta quajmë muze historik të Konispolit,” shprehet Vangjel Taho, specialist i Kulturës.

Konispoli njihet prej kohësh si vatër rezistence dhe kulture kombëtare, por ky status i ri është një hap drejt një zhvillimi të qëndrueshëm përmes turizmit kulturor, duke e kthyer qytetin në një pikë referimi për vizitorët që kërkojnë autenticitet, histori dhe identitet shqiptar.

Nga gurët e punuar me mjeshtëri deri te emrat e lagjeve që mbajnë gjurmët e fiseve të dikurshme, Konispoli ruan kujtesën e gjallë të një qytetërimi që sot, më shumë se kurrë, meriton të mbrohet dhe të ruhet./rtsh

Lini një Përgjigje