Korrupsioni në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë mbetet një fenomen shqetësues, i shtrirë te funksionarët vendorë, administrativë, si edhe prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës policie. Kështu shkruan SPAK në raportin vjetor të 2025, teksa nënvizon: Hetimet kanë evidentuar se procesi i prokurimit publik manipulohej në çdo fazë, nga përgatitja e dokumentacioni deri te ekzekutimi i kontratave. Korrupsioni në institucionet publike është i strukturuar dhe i planifikuar, duke përfshirë funksione të ndryshme administrative dhe publike. Vërehet një rënie e lehtë në hetimin e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë/të zgjedhurve vendorë, por sidoqoftë në një rast është evidentuar lidhja me krimin e organizuar.
Struktura e Posaçme nënvizon se taskforca për zgjedhjet e përgjthshme të 2025, ka vëzhguar se kryetarët e fshatrave dhe kandidatët politikë, kërkonin ose ofronin përfitime monetare për votuesit, leje legalizimi të ndërtimeve informale, favore në vendin e punës dhe përfitime të tjera administrative në këmbim të mbështetjes elektorale.
SPAK: Në disa zona, zyrtarë të pushtetit vendor përdorën listat e zgjedhësve për të orientuar votuesit dhe për të ofruar përfitime direkte, duke evidentuar modele të koordinuara të ndikimit të paligjshëm në procesin zgjedhor. Hetimet treguan gjithashtu, bashkëpunim mes individëve të përfshirë për të shmangur kontrollin e organeve ligjzbatuese dhe për të mbrojtur strukturën korruptive nga ekspozimi.
Gjatë vitit 2025, u vu re aktiviteti i grupeve kriminale, që ka shfaqur një nivel të lartë organizimi, specializimi dhe shtrirjeje ndërkombëtare, veçanërisht në trafikimin e kokainës dhe drogave të tjera drejt tregjeve të BE-së.
SPAK: Një aspekt i veçantë i hetimeve ka qenë dokumentimi i lidhjes mes vrasjeve me pagesë dhe pastrimit të parave të përftuara nga aktiviteti i trafikut të drogës, që vinte kryesisht nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe Shqipërisë. Paratë përdoreshin për pagesa për ekzekutorët, blerje armësh,investime në sektorin a pasurive të patundshme dhe aktivitete private tregtare. Hetimet evidentuan gjithashtu, përdorimin e komunikimeve të koduara për planifikimin e ekzekutimeve, paralajmërimet për kontrolle dhe koordinimin logjistik.
Në 2025, Prokuroria e Posaçme ka shënuar një rritje të ndjeshme hetimeve proaktive, duke përfunduar 216 çështje. Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është rreth 45.4 milionë euro.
Shikoni të vdekurit e 21 janarit,e Gërdecit,e 1997-98,kanë më prioritet se janë jetë njerëzish të humbura që nuk janë me midis nesh,apo nuk i intereson spakut jeta e njerëzve që vriten në mes të bulevardit me plumb në kokë????? Po 26 të vdekurit në Gërdec nuk kanë fare rëndësi për ju të spakut? Po të ishin familjarët tuaj që i hodhën në erë çfarë do bënit ju zotërinj? Si do ndiheshit që nuk po gjejnë drejtësi kaq vite,turpi ju mbulofte tërë jetën për këtë padrejtësi që bëni.
Ngrini akuze per 21 janarin, Gerdecin, 4 hidrocentralet, privatizimi Cez-dia, te tjerat jane me te parendesishme. Akuzoni familjen mafioze te SB, pastaj dilni me raporte.
Ju I zbuloni te gjitha,qe nga breket sutjenat etj,por vetem krimet e Saliut nuk I shikoni. Jeni terrorista te kryeterroristit Sali mut muti,ju jeni problemi sot,po I jepni oksigjen kriminelit qe te destabilizoj vendin.
BRAVO ASPAKU ,JENI KETHYER NE INSTITUCION NDERKOMBETAR , KUDO QE NJE SHQIPETARE PERFSHIHET JU SHKONI ME VRAP ,,,KURSE SALIKRIMINELI PER ,PARTIZANIN ,PER 21 JANARIN , PER PRIVATIZIMIN E HIDROCENTRALEVE POR EDHE TE HOTEL DAJTIT ,TE RAFINERISE SE NAFTES ,PER GERDECIN E TE TJERA NUK JU A MBAN O QELBESIRA......POR KENI KOHE TE MERENI ME BREKE E FUSTANE ME ARKA PESHKU E ME MESAZHE TELEFONI ,,,POR NJE GJE TA DINI SE DO PAGUANI PER KETO PISLLEQE PACKA SE MIRNI SHEMBULL NGA GJIN GJONI E AI PROKURORI I DURRESIT NDOJA. .POR EDHE ATA DO TA PAGUAJNE CKANE BERE SIC SALEHUT E ILIR MUTI
Spak ka te drejte, korrupsioni eshte i strukturuar, duke filluar nga vete Spaku, e vijuar pastaj tek PD qe vec korrupsion i gjalle i strukturuar eshte edhe klan vrastar. Si Spakun edhe PD i ka infektuar Serbia per vdekje institucionale nepermjet virusit te UDB qe bart Sali vrasesi. Me gjykimin e 21 janarit do duhet mbyllet edhe Spak Gjkko.