KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

17 Korrik 2025, 21:50Kronika TEMA
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 17 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kudusi Shahu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me realtore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në shomë këshillimi të ankmit të Shahut ndaj vendimarrjes së Komisionit.

Prokurori Kudusi Shahu u shkarkuar nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 12 dhjetor të vitit 2022, pasi në kontrollin e pasurive u konstatuan bilance negative në vlera të mëdha. Ndërkohë, u vlerësua se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe nivel kualifikues në aspektin profesional.

Kudusi Shahu e filloi karrierën në vitin 1991 në ish-hetuesinë e Kukësit e në vijim në ish-Hetuesinë e Përgjithshme duke vijuar më pas si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1999 ai u emërua në Prokurorinë e Tiranës. Pasi punoi dhe për një periudhë në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, ai u rikthye në Prokurorinë e Përgjithshme ku e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra.

Lini një Përgjigje