KPA nuk pranon kërkesën e ndihmësit ligjor, Artor Ylli

19 Prill 2024, 22:00Kronika TEMA
KPA nuk pranon kërkesën e ndihmësit ligjor, Artor Ylli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 19 pril vendimin për mospranimin e kërkesës së ndihmësit ligjor, Artor Ylli për rishikimin e vendimit të marrë po nga ky Kolegj në vitin 2019, për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të kërkesës së Yllit.

Artor Ylli u shkarkua nga KPK më 2 nëntor 2018, pasi shumica e trupës që kreu vetingun e tij konkludoi se kishte shfaqur munesë etike në transfertat e kryera në favor të një shtetasi kinez, për llogari të një avokati, kohë përpara se ai të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë.

Ndërsa pakica arsyetoi se nuk rezultonte që pakisa të kishte kryer veprime të kundërligjshme apo veprime që kanë cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, duke sjellë në vëmendje dhe faktin se këto veprime ishin kryer para detyrës. Vendimarrja e KPK u la në fuqi nga Kolegji me shumicë votash.

Lini një Përgjigje