Pal Trashaj, të cilit iu ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm (3 Korrik) një ditë pasi piu fostoksinë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Ngjarja ka tronditur jo vetëm të pranishmit, pasi në momentin e ngjarjes kanë qenë të shumtë personat që janë përballur me skenën e dhimbshme, ndërkohë që qytetari kishte kërkuar të takohej me një hetues të BKHsë ose dikë nga Prokuroria.
Qytetari është pikasur shpejt nga të pranishmit në oborrin e SPAK, i është dhënë ndihma e parë dhe është thirrur ambulanca, duke e dërguar në repartin e reanimacionit të QSUT-së. Por 63-vjeçari nga Lezha nuk ia ka dalë dot të mbijetojë duke humbur jetën mëngjesin e sotëm (3 Korrik).
SPAK reagoi në lidhje me ngjarjen, e cila ndodhi pasditen e djeshme para ambienteve të godinës së Prokurorisë, ku 63-vjeçari, Pal Trashaj konsumoi fostoksinë. Sipas njoftimi të SPAK, Pal Trashaj, është paraqitur te oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH për një çështje, e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Prokuroria vijon duke sqaruar se ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Vetëm pas disa orësh jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga 63-vjeçari. Sakaq, SPAK bën me dije se ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të institucionit.
Njoftimi i plotë
Në lidhje me incidentin e qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.
Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.
Ngjarja
Siç dihet tashmë nga mbarë opinioni publik skemat e mashtrimit financiar me mikrokreditë ka prekur një numër të madh qytetarësh në vendin tonë. Një nga këto viktimat është dhe Pal Trashaj, nga Lezha i cili në kushtet e depresionit piu fotoksinë para dyerve të SPAK. 63-vjeçari, i cili njihet si historian në qytetin e tij, prej vitesh ka denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.
Dje ka mbërritur në ambientet e SPAK si e vetmja derë shpresë për të gjetur drejtësi. Ai nuk është lejuar për 2-3 orë të hynte në ambientet e brendshme dhe ka nisur të kërkojë me ngulm takim me drejtuesit dhe më pas ka pirë helimin që kishte në një letër të cilën e kishte në dorë në ato momente.
Kredia 76 mijë lekë që u kthye në 4.8 milionë lekë borxh
Sipas të dhënave që vijnë nga Lezha bëhet me dije se Pal Trashaj kishte një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 76 mijë lekëve. Kredinë e Pal Trashajt e kishte blerë MCA, e cila kërkonte 4.8 milionë lekë, duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës.
Ai pretendonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme. Pal Trashaj është një nga viktimat e shumta të mikrokredive, por dosja e tij nuk është objekt i hetimeve të SPAK.
Ndërkohë në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë. Në muajin maj të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë,
Gjykata e Tiranës ka vendosur 9 masa sigurie, 5 “arrest në burg” dhe 4 “arrest në shtëpi” për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ pasi janë përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë. Si shembull për përmasat e skandalit me mikrokreditë prokuroria sjell rastin kur Micro Credit Albania, i ka sekuestruar një personi, 14 pasuri të paluajtshme për rreth 348 mijë lekë detyrim të prapambetur.
Sipas prokurorisë 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.3 milionë euro. Ata përdornin një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerjeje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
Zvaritjet neper gjykata i morren jeten. Jan të lidhur me gjyqtaret keta qe vjedhen pasurit njerezve mos i rafshin ne bark. Jan të gjith xhambaz per të vjedhur nuk ka drejtesi per popullin e shkret. Institucione hajdutesh vend hajdutesh.
Kjo ështe Shqiprija e jonë sotë... Pa Shtet, pa drejtesise, (veç një SPARK dhe Altin Dumanë) pa mjeksi pa shkolla, shumica e njerzeve janë barbar me mentalitet primitiv barbar otoman dhe Pastaj thonë pse ikun shqiptarët?!!! Kjo ështe drama e vertët e popullit Shqiptar.
Gentjan Sejkon e beri guvernator Gaz Demi dhe Olsi Rama! Punet jane te kopsitme. Mos hani mut kot.
Jo jo nuk po hame fare mut, se ske lene ti. E mbarove rracionin per nje vit.
Shume e dhimbshme! Po ky SPAK si nuk u merrka me kete fenomen ku jane masakruar me mijera familje shqiptare nga keto kompani gjobvenesish?! Madje pikerisht ky fenomeni permbledh te gjtha,korrupsionin masiv e madhor me mbrojtje e suport politik patjeter,shkelje e rende e te drejtave te njeriut,korrupsion ligjor madje sepse i kane krijuar edhe shtratin e veprimit npermjet lobimeve te pista. Kush qendron pas ketyre kompanive ?! Si mund te cenosh minimumin jetik sot ne 2024 e ti cosh njerezit drejt vetvrasjes?! Kush e pengon SPAK te hetoje guvernatorin e Bankes se Shqiperise per implikim te mundshem ne keto skema,Ministrine e Finances,Ministrine e Drejtesise dhe te gjithe organet etjera ligjzbatuese qe duhet te parandalonin ngritjen e ketyre skemave zhvatese?!
Pal Trashaj i ndjerë ! Ti do kesh qënë një shqipetar si gjithë shqiptarët e tjerë të ndershëm, por nuk ke ditur qe jeton ne një bote RRUFJANESH ekonomistë dhe RRUFJANE idiotësh politikë që miratojnë hartimin e ligjeve pa e vrarë rradaken se hartuesit e tyre nëpër rreshta kanë fshehur shejtanin rrufjan për tja u hedhur hallexhinjve.
Nese institucionet e sidomos Banka e Shqiperise do te kishte marre ne konsiderate kete qe njihet rasti ""SULA"" nuk do te kishin ndodhur keto reprezalje me rreth 100 mije kredimarres e familjare te tjere duke shkaktuar plage kaq te thella sociale. E paralajmeruar qe ne vitin 2015-2016 nga zoteria (Agron Sula) ne hallin qe i ra ka bere nje ekspertize te plote te gjithe kesaj maskarade ne procesin kredidhenes ne Shqiperi duke filluar nga; Momenti i dhenies se kredise (truku i bashkimit te kredise me overdraftin ne menyre paparalajmeruar dhe vjedharake),Nxjerrja e Urdherit te Ekzekutimit ne gjykate pa pranine dhe pa dijenine e kredimarresit,Rritja e galopante ekamatvonesave edhe pas nxjerjes se Urdherit te Ekzekutimit si dhe vonesa prej 2-3 vitesh nga nxjerrja ketij urdheri deri ne dergimin ne proces permbarimor,Cenimi i rende nga banka i te drejtave njerezore (mgjs gjasme banka perendimore) duke i bllokuar gati 1 vit pagen 100 %, Ndryshimi ne menyre te ""fshehte" te Kodit te Procedures Civile me dt.29.12.1998 (duket qarte lobim oligarkesh) duke cilesuar ne nenin 533 te ketij kodi nga mbajta 50 % te pages ne minimum jetik (tani e kane rikthyer perseri ngaqe akoma nuk eshte percaktuar se kush quhet minimum jetik).Marrja e atributeve nga zyra permbarimore per te percaktuar minimumin jetik qe perben gjithashtu nje shkeleje shume te rende,Rritja galopante e kamatvonesave ne menyre krejt abuzive,arroganca dhe shkelja e rende e etikes ne ekzekutimin e ne mbledhjen e kredise etj Dmth nese do te ishte marre ne konsiderate ky rast(me te cilen e theksoj jane bere te njohur te gjithe institucionet e njihet si rasti "" SULA"" nuk do kishin lulezuar keto kjoskat dhe bandat borxhmledhese qe gjenden sot me shume vonese para drejtesise por qe duheshin trajtuar nga SPAK duke marre ne konsiderate shtrirjen masive si dhe korrupsionin madhor qe e ka shoqeruar ne te gjitha hallkat e veprimtarise se tij
Po shteti ku ishte nderkohe qe mijera qytetare vidheshin?...Se kjo historia eshte si ato pallatet qe kane 2_3 Kate shtese e qe inspektoret I kane para syve po si shohin...Pse kaq qorra keta nenpunesit e shtetit?...Rrogat u rriten po shikimi su permiresohet.
Po pse vetem mjeket duhet te jene sherbetore te popullit. Po Governatori i Bankes Qendrore? Po sistemi i drejtesise? Apo le tu biem me te vegjelve. Dakord qe Saliu mban pergjegjesi per piranidat e viteve 90. Por per keto skemat e mashtrimit qe kane shperther pergjate Rilindjes kush mban pergjegjesi. Apo kryeministri nuk mban asnje pergjegjesi per ata qe hane dardha pas shpines se tij. Ne kohen e diktatures ka qene nje shprehje. Enveri nuk di gje per maskaralliqet qe behen poshte se po ta dinte ai do behej nami.
Pal Trashaj duhet te behet simbol per hapjen e nje revolucioni kunder bankave hajdute qe po i merr jeten njerezve! Ky duhet te jete vertet revolucion,jo ai qe pretendon Sali qeni per te ruajtur gjene e vjedhur nepermjet bankave dhe korrupsionit! Ngrihuni njerez dhe bjerini hajduteve bankar qe nuk jane gje tjeter veç fajdexhinj! Drejtesia duhet te zgjohet nga gjumi dhe mjaft me gjoja arreste shtepie,por plasini brenda dhe dergojini te nxjerrin minerale meqe jane te babezitur!
Me.siguri tani politikanet europian do.i thone rames,uaauuu sa ka ecur shqiperia. Gjynah per.te.ndjerin,qe e rraskapiten e cuan der ne vetvrasje.. Me.siguri Rama ndihet krenar..se.jo vetem I detyron njerezit ne emigracion, por dhe I con ne vetvrasje.. Berisha na vriste nepermjet veglave te tij kriminale, kurse corapikuqi te con ne vetvrasje. Ne.kemi marre fund si shtet ,te tjerat jane pallavra. Gjynah per miletin qe beson ende se rama.do.na coj ne europe.. Ndoshta ne afrike..po
Skap do u merte me antikorrupsionin tani meret me vjedhjen e pasurive emigranteve per llogari te shteteve europiane, degjenerimi tiranes hajdute ska fund.
O SPAK leshi pse lë njerzit hallexhinj të vdesin. Si ka mundësi që mos ta takonte këtë njeri një minut në hyrje të "pallatit më të famshëm" të drejtësisë. Po ç'farë do të gjente more Duman ta takojë dhe vet hallexhiun, po ti sikur je dhe fetar i madh dhe mbron qënjet e Zotit. A mjerë ai që ka tani radhën e vuajtjes.
Shoqëritë përmbarimore jan HAJDUTËT MË TË MËDHEJ ( bashkë me gjyqar-prokuror e mjek) të këtij vendi!!! E fatkeqsisht mbrohen dhe nga shteti( ligje që mbrojn shoqëritë e fundosin individëd)!!! Si është e mundur, kur një kredi 100.000 lek shkon në 500.000???? Duhet të ketë një tavan edhe sikur të mos jesh i rregullt me pagesat, interesi të arrij një % të caktuar e pastaj të stopohet!!! Dikush që ësht në vështirësi këto mafiozë ja shtrëngojnë dhe mê shum litarin!!!!
O popull! SPAK eshte per te korrur produktet qe i lane te rriten, pjeken dhe filluan me mbledhjen, nuk eshte per qytetaret. Popujt qe kane ngelur si ne te paformuar, do zhvaten se leket duhen per zhvillim.
SPAK merret me mitmarrjen prej 5 mije lek te vjetra te nje polici dhe nuk merret me mashtrimet e mikrokredive qe ne kthim behem makro-ktredi....
Si ka mundesi qe dikujt i kane marre 14 prona per 348 mije leke? Ose edhe te ndjerit qe i kane marre nje prone per nje debit 76 mije leke? Nese nuk ke firmosur per kolateral prone per asnje aresye fajdexhinjte e microcredive nuk mund te marrin prone. Ky eshte ligj ne BE. Si e anashkalojne ne Shqiperi? Ku eshte dobesia, ne ligj apo ne zbatim? Gjithesesi masat ndaj ketyre microkredi dhenesve duhet te jene te jashtezakonshme.