Kryetari i Bashkisë Shkodër kërkon dënim të ashpër për autorin e varasjeve: Kam kontaktuar Ministrin e Brendshëm

8 Shtator 2025, 11:15Kronika TEMA
Kryetari i Bashkisë Shkodër kërkon dënim të ashpër

Për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur në qendër të Shkodrës ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci. Në një postim në rrjetet sociale, ai bën të ditur se ka kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin. Beci apelon se kjo ngjarje kriminale duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit.

“Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.

Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla”, shkruan kryebashkiaku në Facebook krahas fotos nga vendi i ngjarjes.

Mëngjesi i kësaj të hëne nisi i trishtë për Shkodrën, e cila u bë sërish skenë e atentateve mafioze. Një person me skafandër motori në kokë ka hapur zjarr ndaj tre personave që ishin ulur në një tavolinë, duke vrare dy prej tyre dhe duke plagosur dy të tjerë, përfshirë edhe kamarieren e lokalit. Autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa janë të paqarta se kush nga viktimat dhe i plagosuri mund të ketë qenë shënjestër e këtij atentati.

4 Komente

  1. X
    X

    Vetem per kete vrasje kerkon ndeshkimin e ashper te ligjit?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sala

      O palaço kur u vra ai çifti kot se koti ne Dobraç vonove 10 dite me fole, mi gjirizesh.

      Përgjigjjuni
      1. m
        malokeria

        loloket e shkodres nuk dine gje tjeter, vetem te vrasin njeri -tjetrin mbas shpine, mallkuar qofshin kjo race e perzier bastardesh.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arber

          Sigurisht o X. Permes tyre ky mafiozi Benet Beci qe i ka nderruar partite si mbreti grate ka ardhe ne pushtet ne Shkoder. Ndaj i dhimmbsen ketij horri qe nuk e meriton te jete nje qytetar, jo me kryetar bashkie. Ky perveçse hajdut me license qe ka ndertuar saraje me parate FSHZH-se ne pyll pa i hyre gjemb ne kembe, eshte edhe kriminel me kollare e syze

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje