Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë edhe truproja e anëtarit të grupit të Bajrit

8 Shtator 2025, 09:50Kronika TEMA
Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë

Rëndohet bilanci i atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër ku pas Armando Palit, Lirodon Kraja, i cili mbeti i plagosur ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se personi që ndërroi jetë është truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

Kujtojmë se viktima e parë ishte Armando Pali, ish-punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq) dhe një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi.

Autori i dyshuar i atentatit, Rakip Gila, 28 vjeç, është arrestuar nga Policia dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.

Lini një Përgjigje