Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga plazhi për t’iu rikthyer rutinës së përditshme.
Pasditja dhe mbrëmja e sotme kanë krijuar kaos të vërtetë në zonën e Ranës së Hedhun, ku qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra.
Disa prej tyre raportojnë se ndodhen mbi dy orë në trafik pa lëvizur, ndërsa kanë fikur dhe makinat.
Situata është veçanërisht e vështirë për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të përballojnë kushtet e gjata të bllokimit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë rreshta të gjatë automjetesh të fikura, që presin të lëvizin, ndërsa qytetarët kërkojnë menaxhim më efikas të trafikut në këtë zonë turistike që çdo vit përballet me të njëjtin problem.
Do jete lajm i rreme, Rama sa po na na tha se ka bere investime te fuqishme ne infrastrukture, gje e cila ka normalizuar trafikun, biles na e tha keto nen zhurmen e daulleve e cyrleve te kohes se shokut Enver.
Cfare Zog Gomarit, Rama do rregullojne edhe krevatin tuaj Te gjumit, Idiot njethundrak! Kryeministri polic trafikut. Isha para 3 javesh.. Eshte bere rruge shume e mire Velipoje _Shengjin Por dalja ne anen e Lezhes Ka problem. Ka filluar lidhja e shengjinit me rrethrrotullin e rruges nacionale,Por duhet shpejtuar Bashkia Ka shpronesimet...mos Te vonohet si me Shkoder me zj Ademi.