Një konflikt banal mes fqinjëve ka përfunduar me plagosje me thikë në Durrës. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në lagjen nr, 15 në Durrës, e njohur si zona e Spitallës, ku një i ri rreth 22 vjeç ka goditur me thikë fqinjin e tij.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në konflikt është përfshirë edhe babai i autorit, si dhe disa persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit, sipas raportimeve të Euronews Albania.
Burime nga policia bëjnë me dije se në Urgjencën e spitalit të Durrësit kanë mbërritur dy persona të plagosur, njëri me thikë dhe tjetri me sende të forta.
Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të autorit ndërsa të tjerë janë shoqëruar.
Lini një Përgjigje