Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi dyshohet se mbante me forcë në banesën e tij një 15-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike dhe duke mos e lejuar të largohej.
Gjatë ndërhyrjes, policia i gjeti në banesë 33-vjeçarit Enea Zeqiri një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin:
Enea Zeqiri., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.
Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.
Shqiperia nuk bëhet kurrë me këta kafshë të egra dhe injorante.
Jam kurioz ta di se sa do dënohet kjo monstra?! Shtazë pa ndjenja dhe tru. Thjesht egërsira. Po amnistia do e kapë apo jo?! Me siguri që ai do thotë se ajo 15-vjeçarja ka dashur vetë të rrijë e burgosur te shtëpia e tij.