VIDEO/ Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

7 Shtator 2025, 12:40Kronika TEMA
VIDEO/ Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi ditën e djeshme në Astir,  ka ofenduar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

“Blutë” bëjnë me dije se në momentin që goditi efektivin e policisë, 45-vjeçari ishte duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: arrestuan shtetasin S. Q., 45 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin dyshohet në gjendje të dehur, në Astir,  ka ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. t
    tirona

    Turqi hesapi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje