Makina përplaset me motorin në aksin Burrel-Klos, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

7 Shtator 2025, 12:05Kronika TEMA
Makina përplaset me motorin në aksin Burrel-Klos, një person i

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë. Fillimisht ai ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje