Kthimi drejt Tiranës, Policia Rrugore apelon: Shoferët të qëndrojnë në radhë, jo parakalime të gabuara

2 Janar 2024, 15:36Kronika TEMA
Kthimi drejt Tiranës, Policia Rrugore apelon: Shoferët të

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.

Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë. 

1 Komente

  1. P
    Parruca

    Sikur lartmadheria e tij te jepte urdherin qe kete vit te vjedhin me pak dhe me parate e pa vjedhura te bejne bypassin e Elbasanit do ishte nje gje e mire.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje