Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin në Rrugën e Elbasanit është vënë në pranga.
22-vjeçari Ardit Kambo, pas kontrolleve të policisë me Aquila Scan rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Mbi 22-vjeçarin rëndon vepra penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. I riu kishte lindur në Greqi, por jetonte në Tiranë.
Gjithashtu raportohet se 22-vjeçari lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në një moment ka humbur kontrollin dhe ka çarë disa barriera të rrugës duke përfunduar nga ana tjetër e trotuarit.
Fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. Si pasojë e humbjes se kontrollit dëmtuar edhe një automjet tjetër, por pa shumë dëme.
Në bazë të ligjit, Ardit Kambo, përveç arrestit, është dënuar me gjobë në shumën 82.000 lekë, ndërkohë iu ulën 10 pikë nga patenta.
Gjatë vitit që lamë pas vetëm në Tiranë nga kontrollet e policisë janë arrestuar 64 drejtues mjeti nën efektin e lëndëve narkotike.
Qijani robt keture legenave.Njerez te papergjegjshem.
Po e bëni qesharake dënimin!Ky kapadahiu ka bërë një sërë shkelje ligjore.Një përdorues droge,(nuk pyetet kush e furnizon),dy shpejtësi tej normave,tre dëmtim të barierave,katër dëmton një veturë të huaj!Dhe për çudi dënohet megjobë në lek dhe heqjen e 10 pikëve!!!!!Ky duhet dënuar më se paku marjen e patentës së vozitjes dhë mundësinë e shkaktimit të viktimave tjera.
Ketij banditi te droguar qe udheton me makine lluksoze qe e ka blere me djersen e bythes dhe nen efektin e droges mund te kishte vrare njerez, hiqjani per 10 vjet patenten qe te mos i shkoje me mendja per droge dhe rraseni nja 5 vjet brenda se keshtu e duan keta monstra si ai qe perplasi benzin tek liqeni para 3 muajsh.
Droga eshte me e forte ketu.