Plagosja tek Oxhaku”, në vendngjarje dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj

1 Janar 2024, 13:40Kronika TEMA

Plagosja tek Oxhaku”, në vendngjarje dhe drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka mbërritur në zonën e xhamisë së Xhurës tek “Oxhaku”, në Tiranë, ku është plagosur me armë zjarri një 58-vjeçar.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, mësohet se 58-vjeçari është qëlluar teksa po qëndronte pranë një xhamie, ndërsa ende nuk dihet si është gjendja e tij.

Ndërsa ende s’ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu.

Lini një Përgjigje