Një grua në Tiranë ka mbetur e dëmtuar në këmbë nga një plumb qorr gjatë mbrëmjes së djeshme, në orët e ndërrimit të viteve.
Sipas informacioneve paraprake nga burime policore, plumbi qorr e ka prekur në pjesën e thembrës së këmbës.
E dëmtuara ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Bulevardit të Ri.
Bëhet me dije gjithashtu se shtetasja e plagosur është italiane, rreth 50-vjeçe.
Ajo ka qenë duke ecur në bulevard në korsinë e biçikletave dhe ngjarja është regjistruar në orën 12:35.
Dyshohet të jetë qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërkohë që po vijon kqyrja e kamerave të sigurisë aty pranë.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tmerr!!! ne 2024-en
Iliro-pellazg-turko-alvano ciao bella me plub qorr 2024 si ne vitin 1024
..... nderkohe Lali Plehra mbante fjalimin e nderimit te viteve..... kurse gallodfi Ed ishte me Reiz Cicon, ish ndihmes murator ne Kino-Studio me vone me diplome fallco gazetari personal i Sali Kriminelit nipin e Dino Cicos nga "Sokaku i te Marreve" qe hidhte avione prej kar-toni dhe derrasash nga Kalaja e Gjirokastres ne kohen e pushtimit gjerman. .....jetojme ne Tirone...... qe drejtohet nga nga hundegjati duke lene pas Pinokun, djalin nga Qyteti Stalin sot Kucove, Lali Tezga ap sic njihet rendom Lali Fiku.