Përplasen 3 makina në aksin Pogradec - Qafë Thanë, 6 të plagosur

1 Janar 2024, 11:34Kronika TEMA
Përplasen 3 makina në aksin Pogradec - Qafë Thanë, 6 të

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.


3 automjetet me drejtues shtetasit me inicialet E. Q., Ch. R. dhe E. L. janë përplasur në afërsi të fshatit Udënisht.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.”,- njofton policia.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje