VIDEO/ Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

5 Gusht 2025, 11:56Kronika TEMA
VIDEO/ Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Një 55-vjeçar është arrestuar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

55-vjeçari Xhevair Çelo u vu në pranga pasi kishte kultivuar bimë kanabisi në oborrin e banesës së tij.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar me djegie.

“Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Kane mbire vete. Aty eshte plot me fara te mbetura nga Koha e lavdishme. Hera-heres mbijne se eshte dhe vendi vete qe i ben, eshte i mesuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje