Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

15 Prill 2026, 20:20Kronika TEMA

Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Inxhinierja

Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të ishin shumë më të pakta nëse materiali i fasadës do të plotësonte standardet e sigurisë.Inxhinierit e ndërtimit thonë se ndërtuesit për të ulur kostot dhe për të rritur fitimin e tyre, jo gjithmonë respektojnë kushtet urbanisitke dhe elementët mbrojtës.

“Ndërtuesit shpesh herë orientohen drejt materialeve të lira, edhe kur ato nuk përmbushin standard dhe kriteret e mbrojtjes nga zjarri”-shprehet eksperti për mbrojtjen nga zjarri, Mariglen Sakolli.

Ndërtimi ka disa rregulla strikte që askush nuk duhet t’i shkeli. Sepse po u shkelën rrezikon jetën e njërëzve. Nuk është normale që fasada të marrë flakë, sepse ai material është vëmë me qellim të mirë për të bërë temroizolimin, por nuk plotëson kushtet që të jetë i padjegshëm. Ka materiale të tilla janë më të kushtueshme, por në fund të fundit këtu nuk llogarisim lekë, por kemi jetë”,-shprehet inxhinierja e ndërtimit, Luljeta Bozo.

Përgjegjësia e kësaj ngjarjeje  nuk është vetëm e ndërtuesit, por e gjithë sistemit kontrollues. Që kësaj here sipas inxhinieres së ndërtimit Luljeta Bozdo ka dështuara.

Asnjë material që përdoret për ndërtim nuk të vijë pa certifikatën e cilësisë dhe për mua këtu në Shqipëri çalon shumë hallka e kontrollit”,- shton Bozo.

Flakët për fat të mirë nuk prekën strukturën e ndërtesës, kjo do të thotë që banorët mund të rikthehen sërish në apartamentet e tyre.

“Kapota nuk është strukturë dhe apartamentet nuk janë dëmtuara. Kolonat janë aty të padëmtuara”. 

Ngjarje të tilla janë të përsëritura dhe kjo është një kambanë alarmi qoftë për sigurinë e banorëve ashtu edhe për investimet e tyre që kanë hedhur në apartamente dhe biznese.

4 Komente

  1. P
    Pensionisti qe si dalin leket per ilace

    Po Kush mban pergjegjesi per gjithe keto qe spjegove ti ? Ju I keni lene ndertusit ne qejfin e vet , po mender shteti apo qeveria 140 deputet per cfar jane gjithe keto hallka vetem per te mare miljona dhe pasojat i paguan mileti ??? Po ik u Luljeta nga ai kuvend kur nuk te degjohet fjala , boll ke sherbyer qe nga monizmi mos ja humbit vlerat vetes per hir te asaj rroge qe mer se tjeter gje nuk ben ? Keni Agan vete shkruan vete vulos ???

    Përgjigjjuni
    1. t
      tirana

      akoma nuk ka vdekur kjo njeperdorimshja? ben dhe eksperten kjo ... pika. sic bente eksperten tek thoshte qe kot qahen pensionistat ju del pensioni, sic me del dhe mua ... e futen si thes ne kuvend dhe thes mbeti.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turp

        Po vdeksh ti... IDIOT! Pa piken e respektit per moshen, per gruan. INJORANT!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kurajo eshte gje e madhe.

        Po pse nuk e nxirrni pergjegjesine? Keni qene dhe deputete. Nuk ju mungon aftesia, por nuk keni kurajo. Prandaj ne Shqiperi po ndodhin probleme shqetesuese dhe nuk pergjigjet askush, por menjehere hidhen per te mbrojtur fajtoret penale. Nuk ekziston ndeshkueshmeria, prandaj me zi do te shkoje. I pafshi hajrin ketij pushteti.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje