Ky është 22-vjeçari shqiptar që u qëllua për vdekje natën e 15 shkurtit në Angli: Autorët e dyshuar, dy vajza dhe një djalë 28 vjeç

17 Shkurt 2026, 12:57Kronika TEMA
Ky është 22-vjeçari shqiptar që u qëllua për

Autoritetet britanike kanë identifikuar të riun që u vra me thikë natën e 15 shkurtit në zonën e Valley Retail Park, në Croydon, një qytet në jug të Londrës, shkruan The Irish Sun.

Sipas policisë britanike viktima është 22 vjeçari me oirigjinë shqiptare, Lorik Abazi, banor i Croydon, i cili humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi reth orës 01:15 të mëngjesit të së dielës, kur shërbimet e urgjencës gjetën tre të rinj të qëlluar me thika. Lorik Abazi, 22 vjeç, u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërrroi jetë. Dy të tjerët, të moshës 21 vjeç, u dërguan gjithashtu në spital, njëri prej të cilëve mbetet në gjendje kritike për jetën.


Aktualisht policia ka arrestuar 7 persona në lidhje me krimin.

Tre janë autorët e dyshuar të vrasjes, dy vajza 25 vjeçe, dhe një djalë 28 vjeç, të cilët mbeten në paraburgim. Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sherrit mes të rinjve mbeten ende të pa zbardhura.

Hetuesit kanë bërë thirrje që cilido të ketë informacion apo video nga kamera të sigurisë të bashkëpunojë me policinë për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë familjarët e Abazit e përshkruajnë të riun si një djalë të kujdesshëm, inteligjent e të sjellshëm.

4 Komente

  1. Z
    Z

    Zakonisht personat inteligjente bredhin pas ores 1 te mengjesit.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb..................

      pune abozash.....rrahmet past!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deep Purple

        Te dhembte te verrà e plakes tate o bastard.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Victor Creed

          Mos ia vë re, punë grekqirash bythqirash lulishtesh, tallen me vdekjen e një të riut, vetëm se është shqiptar. Ç'të thuash, grekqira hesapi, bythshqyer..

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje