Ky është porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit, pagoi 50.000 për të marrë hakun e vëllait

26 Shtator 2025, 17:18Kronika TEMA
Ky është porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit, pagoi

Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, personi që shikoni në fotografinë e mësipërme, është porositësi i vrasjes dhe groposjes së 22 vjeçarit nga Burreli, Klevis Lleshi. Ngjarja ndodhi 5 vite më parë dhe trupi u zbulua disa muaj pas vrasjes, sepse toka ku i riu ishte groposur rrëshqiti dhe eshtart dolën në sipërfaqe.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është bërë identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, Klevis Lleshi më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës Klevis Lleshi, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin.

Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020, ndërsa vrasja sipas SPAK, dyshohet se është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.

Veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha.

Ai ka paguar 50.000 dhe vrasja është kryer nga Sabah Nuzi, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.

Gjithashtu, nga provat e administruara rezulton se shtetasi Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi Samet Loka dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.

Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.

7 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    arab 100 karat....ti cqihet verra

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ky dukë edhe në fetyrë terrorist

      Ky dukë edhe në fetyrë si terrorist islamik. Nukë ka hakmarrjë as kundi në botë dukë vrarë njerzë të pafashem. Dhe dukë vrarë 2 apo 3, për 1. Osama Binlademi ka vrarë mia njerzë gra e fëmie, por vllezrit e ti dhe djemt e ti kanë jetue dhe vazhdonë të jetonë në Amerike që nga 2001, e ketej. Amerika ka vrarë Osamen dhe jo vllezrit apo familjarët e ti.

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Kur ska shtet atehere behet e gjitha privatisht!Kete e dine te gjithe shqiptaret!Askush nuk do donte por eshte i detyruar.Shteti eshte ai qe duhet te "hakmerret"per qytetarin por ja qe nuk e ben,perkundazi i le te lire!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hafiz Sabri Koci

        Talebanet shqipfoles. Llumi

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Malok te poshter kriminela .

          Përgjigjjuni
          1. p
            po

            Keta e vrasin shokun e dhomes ne gjume! Te pabese .... pastaj fillojne vrasin njeri-tjetrin ...

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ceceni maloqeri,,

              Tashti Burg edhe sekuestrim pasurie,,me vone edhe nai plumb bythes,,,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje