“Nuk duam të lirojmë kabinat”/ Protesta e banorëve në Durrës, të strehuar që nga viti 1991

26 Shtator 2025, 15:51Kronika TEMA

“Nuk duam të lirojmë kabinat”/ Protesta e banorëve

Përfaqësues të familjeve që prej dekadash jetojnë në ish-kabinat e plazhit te “Rrota e Kuqe” kanë protestuar këtë të premte para Bashkisë së Durrësit, duke kundërshtuar vendimin për lirimin e banesave dhe duke kërkuar një zgjidhje urgjente për strehimin e tyre.

“Kemi një hall shumë të madh. Jemi 32 familje që jetojmë në vilat nr. 36 dhe 38  prej 35 vitesh, brenda të gjitha rregullave. Kemi tetë vjet me gjyqe dhe tani përmbarimi kërkon të na nxjerrë jashtë. Jemi në rrugë të madhe.” 

“Kemi qenë aty që nga viti ‘91. Përmbarimi na ka dhënë 10 ditë afat për të dalë. Jemi me pleq, me invalidë. Nga ajo shtëpi nuk dalim – të vdekur po, gjallë jo. Shteti të na strehojë.”

“Rritëm fëmijët aty, i martuam aty. Jemi me status të pastrehu. Kërkojmë të strehohemi. Ai që është pronar, le ta marrë, por ne nga shtëpia nuk dalim.”

Sipas Bashkisë së Durrësit, familjet mund të përfitojnë nga programet e strehimit social, por duhet të aplikojnë përmes portalit e-Albania dhe të kalojnë në fazën e verifikimit.

“Kemi bërë një takim me kryetaren dhe na ka thanë më lajmëroni e të gjejmë një rrugëzgjidhje se s’mund të nxjerrim 32 familje jashtë.”

Në vitin 1991, rreth 500 familje u strehuan në ish-kabinat e plazhit me vendim të Komitetit Ekzekutiv të kohës. Më pas, trualli ku ndodhen ato hyri në procesin e kthim-kompensimit të pronave.

Disa familje u sistemuan, të tjera, siç janë dhe këto familje, vijuan betejat gjyqësore. Në vitin 2013, gjykata i dha përfundimisht të drejtën e pronësisë familjes Tirana, ndërsa së fundmi është vendosur lirimi i objekteve një çështje që rikthen pasigurinë për këta banorë në bregdetin e Durrësit.

9 Komente

  1. G
    Genti

    Dhe cfar pastaj, meqe keni zaptuar per 35 vjete, duhet ti mbani akoma. .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      Vazhdone e njejta politike strehimi si ne kohen e Sales,,,te pastrehet ne godina ish pronaresh jane nga me te diskriminuarit ne Europe. Perse nuk strehohen ne banesa sociale,apo to jepet kredi te buta per ata qe punojne. Dhe kjo duhet te behet nga Institucione shteteror ku tjetrit ti jepet celsi ne dore ,dhe nqs ai refuzone atehere po,,ke te drejt ta largosh edhe me dhune.Gjithmon ne Shqiperi ,biles qe nga koha e Skenderbeut , MASHTRIMI ka qene dhe eshte INSTITUCION.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Exsakte

        Jo vetem duhen larguar por dhe denuar pasi kane zhfrytezuar nje prône qe nuk ju takon dhe duhet te paguani qerran te shteti per 35 vjet ..... Nuk ka shtepi sociale ne kapitalisme

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pushtoni vilat bosh ne Gji te Lalezit, po u la Sal

          Duan te jetojne ne vila ne plazh. Jooooo, duhetbte dalin jashte e te trajtohen si te pastrehet e tjere nga Bashkia Durres. Jemi ne kapitalizem jo ne anarkine e sali rrumpalles.

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zeri I arsyes

          35 vjet pa paguar qera, ti kishin kursyer leket. Sot duan shtepi nga shteti. Ti paguajn atij pronarit 35 vjet qirane, pastaj te kerkojne nga shteti

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vicidoli

            Keta jane pronare nga Sheqerja, toke e zanun, u rrofte salehu I Vukut

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sass

              Te zbatohet ligji per token e xanun, tani Nua Rroku nuk funksionon me, largohuni para se te vij policia, jeni zaptues jashte cdo kanuni qe Salih bin laden shpesh e permend si kudhtetute

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jo vetem fzalje por dhe denim

                Jo vetem qe duhet te dilni pasi keni okupuar nje objekt qe nuk eshte juaji por dhe duhet te denoheni nga gjykate

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tina

                  Te thone flm dhe per kaq kohe. Te mendonin se ato karakatina s mund te rrinin me aty. Kam pare ne ato kabina njerez ,qe mbanin priza te trasha per ngrohjen pa paguar.Shteti t ju jap kredi te bute.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje