Laç: Vritet ekonomisti në ambientet e një firme të inerteve, plagoset pronari!

10 Shkurt 2024, 08:54Kronika TEMA
Laç: Vritet ekonomisti në ambientet e një firme të

Ekonomisti i një firme ku përpunohen inerte është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm, ndërsa raportohet se është plagosur pronari.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 07:00 në fshatin Gurez të Kurbin në ambientet e firmës.

Viktimë ka mbetur 70-vjeçari Selman Mihana, ndërsa është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

1 Komente

  1. E
    Ekonimisti i ndershem

    Me dhimset kolegu im.Mananastirzeza e documatufepsja me pushuan nga puna pse nuk i perkraha ne hajdutlleqet ne emer te sulltanpiktorif.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje