Licencoi karburantin pa leje, GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e Bashkisë Devoll, Eduard Duro

10 Shkurt 2025, 13:45Kronika TEMA
Licencoi karburantin pa leje, GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e

Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm kryebashkiakun socialist të Devollit, Eduard Duron dhe 4 zyrtarët e tjerë të institucionit, që akuzoheshin për shpërdorim detyre, në lidhje me licencimin e një karburanti. 

SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. 

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

Në seancën e sotme (10 Shkurt) u bënë konkluzionet e mbrojtjes dhe në fund gjykata vendosi që të rrëzojë SPAK.

Eduard Duro është marrë pak muaj më parë zyrtarisht i pandehur nga SPAK në gjendje të lirë dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër. SPAK e çoi dosjen për gjykim më 7 Dhjetor 2024. Veç Duros, u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.

1 Komente

  1. R
    Rorirota

    Mban përgjegjësi ky farë prokurori që e akuzoi pa të drejtë? Që s’lanë gjë pa i thënë nëpër porzale, po tani? Argita në veprim me spakun.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje