Lihet në burg “spiunja” ruse, avokati Visha: Mjerë kush gjykohet sot

24 Shkurt 2023, 12:31Kronika TEMA

Lihet në burg “spiunja” ruse, avokati Visha: Mjerë kush

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Svetlana Timofoeva.

Avokati i ruses, Saimir Visha deklaroi për mediat se ky është një vendim i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin pasi afati i paraburgimit për Timofoevën ka përfunduar në datën 20 shkurt.

Vishaj u shpreh i skandalizuar edhe për vendimin tjetër që lidhet me kërkesën për të ndryshuar gjyqtaren e çështjes.

Kjo është një kërkesë që sipas Vishajt duhej të trajtohej nga gjykata e Apelit dhe jo nga një gjyqtare e një niveli tjetër si e Shkallës së Parë.

“Të mbahen tre të huaj jashtë afatit që ka mbaruar që më 20 shkurt, tregon se mjerë ata që po gjykohen sot”, tha Vishaj.

4 Komente

  1. A
    AI

    Partia jote eshte o Sajmir kujt I ankohesh...po ata qe kane vite e nuk eshte bere seanca e pare Ende...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia me e korruptuar ne Bote !

      S'ka te bej thjeshte me rastijn e Ruses ,por ne Pergjithes .i I gjithe sistemi i Drejtesise ne Shqiperi u shndruan nga Banda e Lalzit ne nji Stan Lopcaresh ,maskarenjesh ,te gjithe te lidhur me Krimin Politike dhe ne sherbim te Krimineleve Politike e Ordinere . Fakti qe ala sot asgje nuk ka ndryshuar dhe nuk veprohet si ne vendet e tjera ku Drejhtesia funksionon ,tregon qarte se Gjithe Bordellua e dreqesise Shqiptare ,qe nga gjykates e prokurore nuk jan Kompetente e as te Pamvarur ._______Nji Qeverri me mend ne koke ,qe i do te miren vendit duhet te jepte Alarmin

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Mire e ke zoti ish ish, me mire gjykoheshin ne kohen e Gjinit te Gjonit , ai po jepte drejtesi.

        Përgjigjjuni
        1. o
          oficeri

          Askush nuk munded te spekulloje me kete rast dhe te flase per gjykimin e kesaj ruses sic kane bere disa ketu me siper. Shume vite me pare, ka patur nje ngjarje te ngjashme nga natyra por jo nga permasat, kur ne SHBA u gjykua dhe u denua me vdekje cifti Julius and Ethel Rosenberg. Atehere, por deri edhe shume me vone ne vitet 90, ekzekutimi i tyre konsiderohej si teper i ashper dhe i padrejte, pasi shumica e te dhenave qe u paraqiten publikisht para gjykates nuk ishin bindese per fajesine e tyre. Ne fakt, ne menyre teper konfidenciale, gjykates ju paraqiten fakte qe vertetonin plotesisht fajesine e kalimit te sekreteve amerikane te prodhimit te bombes atomike ne duart e sovjetikeve. Keto fakte nuk u bene publike ne ate kohe, pasi ato permbanin sekrete, perfshi edhe te dhena te agjenteve amerikane ne BRSS, qe ishin akoma aktive dhe zbulimi i ketyre fakteve ne publik do i zbulonte ata para sovjetikeve. Sigurisht qe ceshtja Rosemberg, per te cilen eshte bere edhe nje film, duhet te jete me siguri teper e komplikuar ne krahasim me kete ngjarjen tone, por perseri ky eshte nje spekullim nga ana ime, pasi te verteten e dine vetem ata hetues, shqiptare apo te vendeve te NATOs qe po merren me kete pune.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje