Tronditëse në Tiranë: 48-vjeçari vdes nga droga, shoku e mbajti disa ditë në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua

24 Shkurt 2023, 12:01Kronika TEMA

Tronditëse në Tiranë: 48-vjeçari vdes nga droga, shoku e

(Në foto, viktima Elton Tahiri)

Një 47-vjeçar është arrestuar lidhur me vdekjen e një 48-vjeçari më 13 shkurt në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë Urës së Limuthit, në Bërxullë, ku viktima e identifikuar si Elton Tahiri u gjet i pajetë.

Sipas policisë, 47-vjeçari me iniciale M.H e ka transportuar me makinë viktimën në vendin ku u gjet, pasi ai dyshohet se ndërrroi jetë pasi konsumoi drogë në shytëpinë e të arrestuarit.

Mësohet se ai dhe shoku i tij, Madjel Husa kanë qenë duke pirë kokainë dhe heroinë në banesën këtij të fundit në zonën e Laprakës.

Dhe Elton Tahiri ka humbur jetën nga mbidoza e drogës. Madjel Husa mësohet se ka mbajtur trupin e tij të pajetë për disa ditë në banesë, më pas e ka transportuar me makinë drejt Bërxullës ku e ka hedhur në një përrua.

Burimet raportojnë se dy shokët janë deportuar nga Gjermania para pak kohësh.

Në dëshminë e tij Husa ka thënë se e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë nga frika se mund të akuzohej.

Ai është arrestuar nga policia për moskallëzim krimi.

“Vihet në pranga shtetasi M. H. (shoku i 48-vjeçarit), pasi nuk kallëzoi në Polici, për ngjarjen, dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit. Sekuestrohen sende që dyshohet se janë përdorur nga këta shtetas, për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë, pas ngjarjes së ndodhur në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, ku u gjet një kufomë e seksit mashkull, më një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. T., 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M. H., 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit. Më pas dyshohet se shtetasi M. H. e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të 48-vjeçarit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi M. H., për transportimin e trupit të pajetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

9 Komente

  1. N
    Ngushellime Familjes se te ndjerit E.T

    Nuk do me befasonin komentet qe mundet te pasonin mbi kte Viktime te Politikave degraduese te jetes e shoqerise Shqiptare nga kjo Kaste Toksike Politike Kriminale ,qe per 32 -vjet perrleshen si qen te terbuar ne kte vend vetem per Pushtet e vjedhur Shqiperine pasi i shkaterruan Jeten qytetareve Shqiptare . S'do zgjatesha sepse e di qe nji Teme e tille nuk gjen hapsira ne trurin e asaj shoqerie atje ,e shkaterruar nga cdo dejtim e jovetem psiqikishte nga Kafshet Politike qe i shurdhojne veshet Shqiptareve bashke me Mediet e TV - Bordellot e tyre Opinionin Shqiptare , por nga cdo drejtime ,mundesie mbijetese apo refleksioni vs asaj maskarade Politike ,qe po i mer jeten . Jane pikerishte kto Problemet qe do duhej prej Vitesh te ishin Tematikat e Televizioneve Shqiptare por edhe e Politikes , mbijetesa e shqiptareve ne kushte Diktature te Krimineleve te babeziturve per Krime e Vjedhje ,ardhur nga Fundi i Shqiperise ne krye te Politikes Shqiptare. Nuk dua te permben Fake Org _Shqoerise Civile , por eshte vertet trishtuese per nnji shoqeri e cila te Heshti e mos reagoje asnjiher ,perball ksaj Vetvrasje ku Politika shtyu shiqptaret ,droges etj

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca-Bajram

      Shume drejt, shkurt dhe saket! Asnje presje s'mund ti shtosh komentit tend per realitetin Shqiptare te ketyre 32 viteve. Nderime!

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajde ne Henderat e perjetshme simbas rradhes..

      Gjyna fatekeqesi... Por njerez te mare fund ,qe kushedi sa e sa Jane nen kontrollin e droges. ! Dhe fundi dihet ,vdekje e shpejtuar e thirur sa me shpejte ..Pfiuuuu Shqiptaret me Droge si me shitjen apo dhe me konsumimin Personal... Trurit i kane thene pjerdhu ..

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajde ne Henderat e perjetshme simbas rradhes..

        Gjyna fatekeqesi... Por njerez te mare fund ,qe kushedi sa e sa Jane nen kontrollin e droges. ! Dhe fundi dihet ,vdekje e shpejtuar e thirur sa me shpejte ..Pfiuuuu Shqiptaret me Droge si me shitjen apo dhe me konsumimin Personal... Trurit i kane thene pjerdhu ..

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqipekare o shqipekare, dilni per pidh por ne fun

          shqiptaret e kane kuptuar jeten per se prapthi. Rrota kari qe kujtojne se cfluturon, haet

          Përgjigjjuni
          1. r
            reti11

            Paska ec përpara Bërxulla. Nga rakia tek heroina. Ooooo rrota kari. S'ju mjafton alkoli? Pse krruni bytht me hard stuf!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erdogan

              Turkoallvanosat si Tahiri dhe Husa kane vite qe vendosin Emra te bukur (buatiful) "Pellazge" si Elton apo Madjel! Ku jini o "historiane" qe po mashtroni NJ popull (popola ital). Nuk e kuptoni qe nuk kini lidhje me historine dhe Identitetin (Istoria and Identity). U shofte Emri thonin te paret. Te gjitha i ndryshuat ne emer te nje Pashalleku turk qe po e "modernizoni" modern angl.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mbresa

                KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                Përgjigjjuni
              2. A
                Adria

                Ngushellime families se mrekullueshme te Tahirit, nuk e meritonin kete fat te babait dhe bashkeshortit te tyre. Keq te kesh para e keq re mos kesh. ????

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje