
Një grup kriminal është goditur nga Policia e Vlorës, duke arrestuar një person dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Një prej të shpallurve në kërkim nga operacioni në Vlorë është edhe Inez Hajrulla. Ky i fundit njihet për të shkuarën e tij kriminale dhe që i shpëtoi një atentati në vitin 2019.
Çfarë ndodhi në vitin 2019:
Më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, skemë tipike e eliminimeve mafioze, teksa ishte ulur në një lokal. Ai mundi t’i shpëtoj atentatit, por u plagos në mënyrë rastësore Dajko Cenodemaj që po pinte kafe.
Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.
Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur.
Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos, ngjarjes së ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” disa vite më parë.
Lini një Përgjigje