Rrëfimi rrëqethës i të dashurës së shqiptarit të vrarë në Mykonos: Të dua grindaveci im, më prit se po vij

22 Shkurt 2023, 19:10Kronika TEMA

Rrëfimi rrëqethës i të dashurës së shqiptarit

Një shqiptar u ekzekutua me plumb në kokë pak ditë më parë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek. Ditën e sotme, mes lotësh, është rrëfyer e dashura e 34-vjeçarit, me të cilën ishte në lidhje prej dy vitesh me të riun.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo është shprehur se Jani kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes.

“Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka.

Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.

Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr mes tyre, për arsye banale.

Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka”, tregon ajo më zërin që i dridhej.

Më herët, në rrjetet sociale, ajo bashkangjitur fotos së tij, shkruante: "Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!”

Protothema.gr

6 Komente

  1. N
    Ngushellime Familjes dhe te dashures se te ndjerit

    Sigurishte qe nuk e eshte lehte per te Dashuren te gjej ngushellim ne kte dhimbje qe e ka pushtuar ,per njeriun qe e donte dhe i dedikohet me kto kto fjale dashurie e lamtumire . U preht ne Paqe ... djaoshi fatkeq. Per vajzen do thoshja , te qetsohet ,e tille eshte jeta , dhe njerzit e saj ti qendrojne pran ne cdo rast,sepse fjalet e saja ne fund te Lamtumires dedikuar te Ndjerit tingellojne jaft deshperuese .Ajo duhet te jetoj me dhimbjen . Ajo eshte e re dhe duhet te tregohet e forte e jetoj jeten ashtu si jeta vjen .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pordhe me rigon....

      Turkish telesehir continue...... allah uakbar

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        E mo Graqire, shko pallo bythen sic e keni zakon.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Ngushellime Zoti Ju dhente force..

        Ngushellime fatekeqesi qe vetem Zoti Ju dhente force per kete dhimbje.. Heee gjakenxehtesia fatekeqesi per cilin do qofte ,pasojat fatale tragjike .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ngushellime Zoti Ju dhente force..

          Ngushellime fatekeqesi qe vetem Zoti Ju dhente force per kete dhimbje.. Heee gjakenxehtesia fatekeqesi per cilin do qofte ,pasojat fatale tragjike .

          Përgjigjjuni
          1. K
            K.......

            Motraaaa leri pordhet...dhe "hidhi" ndonje leke....killer-komandove...arnaute.....se e "ftillojn" ato kete mesele.....ta bejn "shembull" zhabziun e Mykonisit....paguaj dhe pak me teper qe ti q....robt edhe Familjes se tij jevgjite.....kete bej....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje