EMRI/ I dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge, sekuestrohet pasuria 3 mln euro e 54-vjeçarit, mes tyre dy resorte në Sarandë

22 Shkurt 2023, 16:06Kronika TEMA

EMRI/ I dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge,

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 3 milionë euro pasuri në kuadër të operacionit "Resort 2012", të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pasuria i është sekuestruar shtetasit Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge.

Emiljan Burbës i është sekuestruar dy ndërtesa (resorte), në Sarandë, një automjet (kamion) dhe një rimorkio, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro. 

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Konkretisht, Prokuroria Tiranë sekuestroi pasuritë e mëposhtme:

- Pasuria e poseduar nga shtetasi E. B., në qarkun Vlorë, njësia Delvinë adresa Vane, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim;

- Pasuria e poseduar nga shtetësja F.B., në qarkun Vlorë, njësia Vergo, adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim;

- Subjektin me nr. (NUIS) L871…, EMIL-2018, me administrator shtetasin E.B.; si dhe

- Asete të deklaruara të këtij subjekti: një kamion dhe një rimorkio.

Lini një Përgjigje