FOTO: Ky është i riu shqiptar që u vra aksidentalisht në Greqi

22 Shkurt 2023, 15:54Kronika TEMA

FOTO: Ky është i riu shqiptar që u vra aksidentalisht në

Personi që shihni në foto është 37-vjeçari shqiptar që u vra aksidentalisht në një lokal në Nea Joni pas një sherri mes një grup shqiptarësh.

Pellumb Islami 37-vjeç punonte si hidraulik në Greqi. 37-vjeçari gjatë momentit që ndodhi ngjarja e rëndë kishte shkuar në lokal për të parë ndeshjen. Ndërkohë, në të njëjtin ambient një grup shqiptarësh, 7 persona, hynë lokal dhe nisën të debatojnë me njëri-tjetrin.

Më pas ata dolën nga lokali duke bërtitur dhe duke vazhduar zënkën e tyre. Kur sherri u ndez edhe me shumë, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka nisur të qëllojë. Një nga plumbat kapi shqiptarin që s’kishte asnjë lidhje me grupin që po debatonte.

Ai u plagos rëndë, e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital. Pas të shtënave shqiptarët janë zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa çështjen e ka marrë në hetim Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grupit prej 7 anëtarësh.

 

2 Komente

  1. O
    O bo bo

    Banditet Shqiptare, në shumicen e vendeve Evropjane, jane kthyer nga banda kriminale, në banda terroriste, duke vrare dhe plagosur njerz të pa fajshem ose njerz që nuke kane as një lloje lidhje me keta terrorista.. Kjo gjë duhet të marre funde një her e mire. Banditet ose Terroristat e Fush Krujes, Elbasanit, Fierit dhe Vlores kane djal jashte çdo norme që kemi pare në boten e mafjes. Kjo ështe hera e dyte që breda pak kohesh në Greqie vrasin dhe plagosin njerze të pa fajshem duke ngren buke ose duke pare futboll, në Restorantet a po klube.. Ate që vrasin në vend puplike dhe rrezikone jeten e të tjerve që nuke kane lidhje me ta, duhet të kosiderohen si Terrorista..

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      U prehte ne paqe. Nuk ka fjale te komentosh per keta perbindsha qe mendojne se debati zgjidhet duke shtene me arme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje