I vihet flaka makinës së pronarit të televizionit në Shkodër

22 Shkurt 2023, 10:40Kronika TEMA

I vihet flaka makinës së pronarit të televizionit në

Është shkrumbuar nga flakët makina e pedagogut dhe pronarit të medias, Gasper Kokaj gjatë orëve të natës në qytetin e Shkodrës.

Kokaj është pronari i medias 'Tv Rozafa' ndërsa mjeti i shkrumbuar ishte tip 'Land Rover' i parkuar në zonën e Dollarit të Shkodër. Kokaj ka qenë në vitin 2013 kandidat për deputet në partinë Republikane.

Djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.

Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve. Pronari Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.

 

2 Komente

  1. G
    Genc tironci, shoku i edit

    Tgjithe kto ket deklarojne skena konflikt masnej dalin te perfshi ne konflikte.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Akuila lisi

      Me maskarejte mediave jane Ymer Baze Frrok Cupi Taku Ngjela ,Kreshnik Spahi ziliqare dhe egoiste ,ftyra te ndyra

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje