EMRI: ‘Bosi’ i fushës me 1100 rrënjë kanabisi, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari shkodran

21 Shkurt 2023, 14:54Kronika TEMA

EMRI: ‘Bosi’ i fushës me 1100 rrënjë kanabisi,

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Shqipërisë këtë të martë shetasin Gjon Kodraj, i cili rezultonte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim droge.

Kodra është i akuzuar nga drejtësia shqiptare për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati.

Lini një Përgjigje