
Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç janë marrë disa herë në pyetje për mjetin 'BMW X6' që u sekuestrua brenda të cilës u gjetën 3 armë zjarri, si dhe për dokumentet e falsifikuara që i përkisnin Spahiut.
Ata kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Spahiu ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin e vjedhur dhe armët që u gjetën pranë banesës së tij.
Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë vendosur nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.
Prokuroria e Elbasanit po heton ngjarjen nëse ky grup ka lidhje me Erion Alibej, kunatin e Arben Spahiut.
Nëse provohet ky fakt, atëherë dy të pandehurit do të merren nën hetim nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
Lini një Përgjigje