
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Greqi. Një 33-vjeçar grek i identifikuar si Athanasios Nazos ka qëlluar për vdekje ndaj shqiptarit, Visar Dakrama.
Shkak i kësaj vrasje dyshohet të jetë ngacmimi i një vajze e cila i njihte dy të rinjtë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në një lokal në Mykonos. Konflikti nisi në lokal, më pas 33-vjeçari grek ka shkuar në banesë për të marrë armën e gjahut me të cilën sapo u kthye në ambjentet e barit qëlloi për vdekje 34-vjeçarin shqiptar.
Pak orë pas krimit, autori i vrasjes ra në prangat e policisë.
Sipas avokates së autorit, Elena Karygiannis, ai ka dëshmuar se: “Vajza ishte në shoqërinë time dhe reagova kur 34-vjeçari shqiptar po e shqetësonte.”
Avokatja theksoi gjithashtu se 33-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit gjatë kohës që ka kryer krimin.
Mësohet se Visar Dakrama ishte me origjinë nga Vlora, por prej vitesh jetonte në Greqi. Sipas mediave greke i riu nga Shqipëria kishte blerë një vilë në një prej zonave më luksoze të ishullit.
Po c'karlliqe shkruani more,vajza deklaroi sot per media se nuk ishte ajo shkaku,flitet per keqkuptim.... ndoshta dicka tjeter eshte shkaku!
po a ka villager ky qe u vra ? cohu fhe mer gjakun mos fli ,po qe se ka dinjitet apo vetem ketu ne shqiperi shkerdheni njeri tjetrin se aty sja u mban, eeeee
He se e shkerdhejn albanet tani.....po nuk e shkerdhyen ne burg....e shkerdhejn....killer-komandot me pagese jashte burgut....zhabziun e Mykonosit ....ka per te "pare" Zoti....hahahahaha....
Shkodranet thojne nje shprehje qe perputhet me rastin” Te hyfte vetja ne qejf”. Po kur ke vile ne Mykonos,cfare k..rin doje tjeter? Apo doje njecik nga te botes he ? Parajse te mbare.Hasta la vista baby