Me pistoletë në 'brez' në ish-Bllok, shoqërohet në polici Erik Fullani

20 Shkurt 2023, 16:10Kronika TEMA

Me pistoletë në 'brez' në ish-Bllok, shoqërohet

Policia ditën  e sotme shoqëroi në zonën e ish-Bllokut, Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. 29-vjeçari është ndaluar pasi ështe pikasur nga shërbimet e policisë së komisariatit Nr.2 në posedim të një arme pistoletë.

Fullani në momentin e ndalimit nga policia e mbante armën në brez dhe ka pretenduar se posedon një leje për ta përdorur atë.

Sipas 29-vjeçarit rezulton se ai është i punësuar pranë një kompanie Security dhe është pajisur me armë. Fullani është shprehur se leja i mundëson që armën tip “Glock” ta mbajë me vete për shkak të detyrës që ushtron.

Burime për VoxNews nga policia thanë se arma që kishte djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ishte me leje dhe u shoqërua për verifikim.

6 Komente

  1. e
    erti

    talebanistan ....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Del me pa tjeter

      Edhe në qofte se nuke ështe me leje, për njerze të tille del me leje me pa tjeter se pse Kjo ështe policija dhe Shtet i jone..

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bato

      Cuni babit te pasur i takon me mbajt arme, qe te duket thesi i dhjamit se nuk eshte baraz me qytetaret e tjere rrjepacuke!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato fantastik Koment..

        Per Komentuesin Bato.. I modhe je ..Koment fantastik... Ore di gje ! se flitet vetem per Guvernatorin ! po Histori tjeter te lezetshme ke ndegjuar. !

        Përgjigjjuni
      2. S
        Student

        Ooooooo djalka i Fullanit punoka ne nje kompani SIGURIE ??? ( dmth polic 30000 lekesh!!!!) une besoj se nuk punon atje por mban arme se ka hesape me ndonje.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sekurity

          Po normal i takon te mbaje arme atij cunit te gu ernatorit tere ato lek qe mori i jati pa lere sa vodhi me se do i ruaj apo t’ja vjedhin hajdutat .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje