Vrau 34-vjeçarin shqiptar në Mykonos, biznesmeni grek: Isha i dehur

21 Shkurt 2023, 10:13Kronika TEMA

Vrau 34-vjeçarin shqiptar në Mykonos, biznesmeni grek: Isha i dehur

Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonos që vrau 34-vjeçarin shqiptar Visar Dakramaj i njohur edhe si Julian Kosova ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.

Sipas mediave greke, autori në dëshminë e tij do të thojë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. 

Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.

“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për ‘Protothema’.

Ndërsa persona pranë 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi.

Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Ai kishte arritur që të ndërtonte një shtëpi luksoze që e jepte me qira për 800 euro/nata gjatë muajve të verës.

Shtëpia që bleu i kushtoi 150 mijë euro, e rinovoi dhe e nxorri me qira. Ndërkohë, autori ishte edhe pronar i një hoteli në Mykonos.

 

Lini një Përgjigje