FOTOT: "Kishte lidhje me të dy", kush është 23-vjeçarja që u bë shkak i vrasjes së shqiptarit në Greqi

21 Shkurt 2023, 11:45Kronika TEMA

FOTOT: "Kishte lidhje me të dy", kush është

Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Visar Dakramaj i njohur edhe si Julian Kosova ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.

Sipas mediave greke, autori në dëshminë e tij do të thojë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese.

Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.

Sakaq, 23 vjeçarja ka rrëfyer se para vrasjes ka pasur një përleshje fizike që ka zgjatur 10 minuta.

Mes të tjerash, 23 vjeçarja zbuloi se me shqiptarin kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të.

E reja e cila tha se ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas ngjarjes, u shpreh se i riu shqiptar e kishte goditur me grusht grekun dhe më pas ka pasur një përplasje fizike të ashpër mes tyre që degradoi deri në përdorimin e armës nga autori.

4 Komente

  1. D
    Doni

    Sherr sherri la fam thoshte xha sulo

    Përgjigjjuni
    1. A
      Athine

      Ka vdek ,per nje Gop te qelbur….Kur Mos i ben Trimin askujt ne Vend te tij….Kjo vlen per cdo Shqiptar….Fatkeqesisht ka shume Raste ku Shqiptaret lane Llaçin e tullat e ju futen Turizmit e Po fryhen shume kapadai dhe nuk pelqehen as nga vete Shqiptaret kudo ne Greqi….Greku ka Shtetin ka Policine eshte ne Vendin e tij….Mos humbni jeten kot per gjera banale…Greqia nuk i do Shqiptaret as Shqiptaret nuk i duan Greket,eshte bashkjetese nga Halli.Akoma ka Ligj Lufte mes dy Vendeve dhe Shteti Grek mund te Konfiskoj Brenda Nates cdo Pasuri apo asset nga Shtetas Shqiptar Ne Greqi…..Per Ata qe nuk e Dine Shtepia e Isa Boletinit eshte ne Mes te Selanikut nje Vile dhe eshte e konfiskuar….Ligji i jep te Drejte Shtetit Grek se Eshte De Facto Gjendje Lufte mes vendeve,nuk eshte Votuar Kurre ne Parlament Heqja e Ligjit…Greket nuk na duan kjo Dihet.mos i provokoni se eshte Vend Nacionalist Fashist nuk eshte Demokraci evropiane.thjeshte Evropa ka interesat e saj dhe nuk i intereson se vriten apo Rrahen Shqiptaret ne Greqi.Evropa ben nje sy Qorr gjithmone.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andonis

        Bravo ,kjo eshte nje e vertete e hidhur duam apo nuk duam Ne ky eshte realiteti Shqiptar ......

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erioni...

          Shume e drejte fjala jote me pike e presje... prandaj eshte mire qe kushdo nga ne qe jetojme ketu ta kemi parasyshe situaten ne te cilen ndodhemi... dhe jo te ardallosemi e te kujtojme qe mund te bejme ligjin ne shtepine e tjetrit... per djalin me vjen keq dhe shpreh ngushellimet e mia te familjaret....dhe shpresoje qe te jete rasti i fundit per shqiptaret ne greqi...

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje