“Ishte elektriçist, bleu vilën ta jepte me qera” - Jeta e shqiptarit që u vra në Greqi

21 Shkurt 2023, 20:30Kronika TEMA

“Ishte elektriçist, bleu vilën ta jepte me qera” - Jeta

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama alias Julian Kosova, i cili u vra mëngjesin e të hënës në Mykonos.

Miq të 34-vjeçarit shqiptar kanë rrëfyer për protothema.gr se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërkohë që kishte dhe një vëlla tjetër i cili punon në ndërtim në Angli.

I riu shqiptar ka emigruar në Greqi, ku ka punuar si elektriçist në ishullin e Mykonosit. Ai kishte mundur të ndërtonte një banesë luksoze në Çorë, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformave online.

Në muajt e verës banesa jepej me qera për një shifër rreth 800 euro në ditë.

Shtëpinë 34-vjeçari e bleu për një shumë prej 150 mijë euro dhe arriti ta rinovonte atë, madje duke ndërtuar dhe një pishinë, me qëllim rritjen e vlerës së pronës.

Fillimisht u aludua nga mediat greke për një krim pasioni ku një vajzë, e cila kishte qenë më parë e dashura e shqiptarit, u bë molla e sherrit mes dy të rinjve.

Por miqtë e autorit të krimit thonë se 33-vjeçari grek nuk ka pasur lidhje intime me vajzën në fjalë.

Dy të rinjtë u zunë brenda ambienteve të një klubi në orët e para të mëngjesit. Pas debatit 33-vjeçari shkoi në banesë ku rrëmbeu armën e zjarrit dhe qëlloi me plumbë në kokë shqiptarin.

3 Komente

  1. S
    Salia Burisha

    Vellai ne ndertim ne Angli, me lot ha ha ha.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kesi

      E para e punes se kujt i intereson se ku e kishte vellain apo babain polic nje zot e di!Ky gazetaruc nuk na jep shkaqet perse u perleshen qe arriten deri tek arfma por na tregon se deti ishte i trazuar,qielli me pak re,ka harruar pa permendur qe i riu (ndjese paste) u vra nderkohe qe Saliu kishte njoftuar per nje konference shtypî ndersa Luizi po qante per Kiaren,nderkohe qe Krtisti po ledhartonte gocen e Sabianit.

      Përgjigjjuni
    2. 2
      2

      Ngushellime familjes,po te punosh elektricist ne greqi e te blesh kete vile me duket e pamundur,keshtu qe te tjera jane shkaqet e vrasjes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje