Detaje nga sherri që përfundoi me një viktimë në Athinë, autorët pjesë e grupeve kriminale shqiptare

22 Shkurt 2023, 09:46Kronika TEMA

Detaje nga sherri që përfundoi me një viktimë në

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht 30-vjeçari shqiptar.

Burime për "BW" bëjnë të ditur se autorët janë nga Shqipëria e Jugut dhe janë pjesë e grupeve kriminale shqiptare. Gjithashtu dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Greqi.

Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, një grup shqiptarësh kanë hyrë në një lokal ku kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas kanë dalë jashtë lokalit, ku kanë vazhduar sherrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shqiptari, i cili nuk kishte lidhje me grupin, por ndodhej në lokal.

 

 

Lini një Përgjigje