
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku në një kafene një grup prej 7 shqiptarësh të cilët ishin nisur për të parë një ndeshje futbolli, nisën të debatonin ende pa u ulur.
Pas debatit ata kanë dalë në rrugë para kafenesë ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar dhe duke lënë të vdekur një tjetër shqiptar, që nuk kishte lidhje me grupin.
Shqiptari fatkeq është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve, ndërsa grupi u arratis në drejtim të paditur.
Policia është vënë në kërkim të autorëve, ndërsa ka gjetur një mjet tip xhip që dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të grupit.
“Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës.
Nuk rrime dot pa lene nam. Themi pastaj se na e kane fajin greket...
Greku ka fajet qe 80% e shqipove jane horror. Do ju vie radha si grekut e gjithe te tjereve qe nuk na duan, do luftojme deri ne vdekje. Shqiptaret te paret.