
Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e një dite më parë në Librazhd. Shpëtim Skura u qëllua me plumb nga Albi Biçaku 25-vjeç i njohur si person problematik nën qytet.
Qëllimi i tij dyshohet të ketë qenë të sulmonte biznesin, por një nga plumbat ka kapur Skurën që ishte një klient rastësor.
I plagosuri ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi po pinin kafen e mbrëmjes.
Ne atë moment ka ardhur autori me një makinë tip “Audi” dhe ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35 vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje