Meta pyetet për “CEZ-DIA”, Kastriot Ismailaj kërkon lirinë në Fier. Ja cili gjyqtar vendos për biznesmenin

22 Shkurt 2023, 18:19Kronika TEMA

Meta pyetet për “CEZ-DIA”, Kastriot Ismailaj kërkon

Teksa ish-presidenti i Republikës Ilir Meta është paraqitur në prokurorinë e posaçme SPAK, për të dëshmuar lidhur me marëveshjen e kompanive “CEZ Albania-DIA”, paralelisht në gjykatën e Fierit, zhvillohet një gjykim ku kërkohet lirimi i Kastriot Ismailaj.

Ismailaj, rezulton i dënuar me 11 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ndërsa një muaj më parë i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Fierit, ku argumenton se kërko lirimin me kusht, pasi ka kryer më shumë se 2/3 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës.

Pritet që në ditët në vijim të jetë gjyqtari i Fierit, Alfred Konomi, që do vendosi nëse të pranojë lirimin ose jo, të Kastriot Ismailaj.

Ismailaj është pronari i kompanisë DIA, e cila lidhi marëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.

Por kjo marëveshje ishte një dështim total dhe mashtrim me vlerë dëmi 5 milion euro.

Për shkak të humbjeve të mëdha, që pësoi kompania me qëndër në Pragë dhe mos mbledhja e borxheve, shteti Shqiptar vendosi të largojë firmën energjitike Çeke, “CEZ-Albania”.

Për rrjedhojë CEZ, nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet dhe Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Ndërsa në Shqipëri, prokuroria nisi një process penal, duke arrestuar e dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj dhe konfiskuar 5 milion euro në llogaritë e tij bankare.

2 Komente

  1. K
    Kastriot mbaji se te pakten ke besnikeri..

    Bo Bo mbas shume leximeve dhe tani se si pa dashje harita ta njohe se kush eshte Kastriot Islamaj. ! Heeee habi ku paska penotruar deri ketu ne pozicionin e kaluar dhe ne pozicionin e fündit qe qenka denuar. ! Ka qene njeri i qehte ,, me siguri e kane manipuluar dikush kundrejt Offertes te Europe qe Kastriotit nuk i ka bere naze, nese i jepej rasti edhe qe para viteve 90 ,por mundesite i ka patur pothuaj Zero.. Ky ne fakt besoje qe veshtire te Reflektoje te verteten se eshte besnik dhe pranon Denimin ne vetevete ,dhe e ruan Besnikerine .

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje