KPA largon përfundimisht nga detyra gjyqtaren Fjoralba Prifti

22 Shkurt 2023, 22:40Kronika TEMA

KPA largon përfundimisht nga detyra gjyqtaren Fjoralba Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të martës më 21 shkurt 2023 lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, që pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e ish-gjyqtares Prifti, e ka gjetur atë të pabazuar.

Fjoralba Prifti u shkarkua nga detyra më 17 shtator 2020 për fshehje e mosjustifikim të pasurive, si dhe kryerje të deklarimit të rremë. Sipas Komisionit, Prifti nuk arriti të provojë një pjesë të të ardhurave të bashkëshortit të përfituara nga puna si përkthyes në institucione dhe organizata ndërkombëtare, si dhe burimin e një huaje për të cilën u konsiderua se ka kryer deklarim i rremë.

Gjithashtu, u ngritën dyshime për fshehje të pasurive dhe mosdeklarimin e tre prokurave të posaçme të lëshuara nga i vëllai, që i jepnin gjyqtares Prifti të drejtën për të kryer veprime mbi pasuritë e tij.

Fjoralba Prifti mbaroi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Lezhës. Në vitin 2014, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2016 u dekretua në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë, funksion që u ushtroi deri në shkarkimin nga detyra.

5 Komente

  1. S
    Sara

    sa mire

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      Po Agron zhukri apo si ka ardhur radha besoi se do ti vije radha kur te vdese k krimineli Sali.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Mire qe po I largoni .por si I behet me ceshtjet tona , kur u vjen rradha...si e kishit menduar kte pune dhe a keni ndopak pergjegjesi?

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Gjithë injorantët fshatarë,në shqipëri bëhen gjykatës dhe gazetarë.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Modelistja

            Urojme qe te kete perfituar shuma te medha parash qe ta kaloje pa problem kete çast te veshtire te jetes se saj !Helbete ishte mesuar me rryshfete dhe tani duhet te japi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje