Grabiten 150 mijë lekë në Dimal, hajdutët kishin siguruar çelësin e shtëpisë

23 Shkurt 2023, 15:43Kronika TEMA

Grabiten 150 mijë lekë në Dimal, hajdutët kishin siguruar

150 mijë lekë të reja janë grabitur gjatë natës në fshatin Goriçan të Dimalit. Hajdutët, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia thotë se vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Lini një Përgjigje