Llagami: Me hartën e re gjyqësore qytetarët do të kenë akses të barabartë kudo që ndodhen

14 Korrik 2022, 12:59Kronika TEMA

Llagami: Me hartën e re gjyqësore qytetarët do të kenë

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend mbi veprimtarinë vjetore të institucionit që ajo drejton. Ndër të tjera, Llagani u ndal te harta e re gjyqësore që ka sjellë kaos në sistem, pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore.

Ajo theksoi se është kryer një cikël konsultimesh dhe më pas u ngrit grupi i punës për të hartuar riorganizimin e gjykatave. Sipas Llaganit me miratimin e kësaj harte të re synohet që qytetarët të kenë akses të barabartë në të gjithë vendin, kudo që ndodhen.

“KLGJ në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësia përfundoi ciklin e konsultimeve e për hartën e re. U kryen konsultime me 6 grupe të interesit dhe dy takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit.

Opinioneve iu nënshtruan një procesi vlerësimesh. Në datë 10 qershor KLGJ miratoi grupin e punës për riorganizmin e gjykatave. Nga 22 gjykata në 13. Nga 6 gjykata apeli në një me seli në Tiranë. Nga 6 gjykata administrative në dy, me seli në Lushnje dhe Tiranë.

Me miratimin e hartës së re synohet që t’u ofrohet qytetarëve kudo që ndodhen akses i barabartë”, deklaroi Llagani. 

3 Komente

  1. k
    kundershtuesi.

    kudo qe ndodhen ska gjykata moj injorante. si mund te thuash akses te barabarte kudo qe ndodhen!!!! gjykata e apelit vetem ne Tirane dhe paskan akses te barabarte ai nga Tirana me ate nga Saranda. nuk e di ca interesash shikoni por kjo eshte antishqiptare dhe avokatet por dhe qytetaret qe kane procese gjyqesore te ngrihen dhe mos e pranojne pasi ka vetem kosto te medha dhe do rrise vetgjyqesine. do jete katastrofe sistemi gjyqesor. vetem afer njerezve nuk eshte drejtesia. mjer shqiptaret, me vuajtje gjithe jeten.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hahaha

      Hahaha keta mashtrojne rende fare. Kaq injorant na dine mo aman. Ca fyerje inteligjence i bejne shqiptareve

      Përgjigjjuni
      1. d
        doktori

        Nuk e konceptoj dot ,e pa mundur!! Perse duhet te shkurtohen gjykatat ne kushtet e terrenit Shqiptar?? Cfare kriteri marrin parasysh te mencurit e ministrise se drejtesise? Popullsine apo cmendurine???

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje