Në Shqipëri s’ke siguri as në shtëpi – Makina i futet në oborr aksidenton për vdekje 23-vjeçaren në Tiranë

31 Gusht 2022, 09:09Kronika TEMA

Në Shqipëri s’ke siguri as në shtëpi – Makina i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e 31 gushtit në Tiranë, ku si pasojë e një aksidenti – krejtësisht të pazakontë automobilistik, një 23-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Gjithçka ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”, kur shtetasi D.T., gjatë drejtimit të automjetit të tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke hyrë në oborrin e një banese.

Pikërisht aty gjendej shtetasja M.S., 23-vjeçare, e cila u përplas nga mjeti në oborrin e shtëpisë së saj.

Ajo mori dëmtime të shumta dhe u dërgua drejt spitalit, ku më pas ndërroi edhe jetë.

Një grup i posaçëm hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1 Komente

  1. L
    Loni, ish dashnori i Grides

    Keshtu eshte kur kafshet drejtojne makina pa njohur asnje rregull dhe kur shteti eshte i paafte te disiplinojne nje tufe derrash te dale nga pylli. Fuck you!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje