Vrasja e dyfishtë në Tiranë, bashkëshortët Muskurti lanë pas tre fëmijë

30 Gusht 2022, 19:20Kronika TEMA

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, bashkëshortët Muskurti

Dy të vrarë me armë zjarri është bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se vëllai ka qëlluar vëllain dhe gruan e tij, duke iu marrë jetën. Viktimë nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur Alban Muskurti, 44 vjeç dhe Nora Muskurti, 33 vjeçe.

Ata ishin prindër të tre fëmijëve.

Dy bashkëshortët u qëlluan për vdekje nga vëllai i viktimës, Arsen (Hamza) Muskurti, 38 vjeç.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë një konflikt mes palëve.

Çifti Muskurti ishin pronarë të një agjencie udhëtimesh në zonën e Myslym Shyrit, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas të njëjtave burime, vëllezërit e kishin pasur këtë agjenci bashkë. Por ata mësohet se u përfshinë në konflikt me njëri-tjetrin pasi viktima, Alban Muskurti, e akuzonte vëllain e tij se i kishte vjedhur një shumë të madhe parash.

3 Komente

  1. B
    Black Jack

    Ca bohet , ohhh man, crazy and stupid people, o sa I shkerdhym me qen Shqiptar , unbelievable

    Përgjigjjuni
    1. I
      Illyria-Shqiperia

      Iu thafte dora dhe gjithe cka lene pas! Idiot e i semure islamik!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        Kafshet e Ahmet Kalase

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje