
Zbardhen detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku vëllai vrau me armë vëllain dhe kunatën e tij.
Sipas raportimeve të para viktimat janë bashkëshortë me mbiemër Muskurti me origjinë nga Dibra. Raportohet gjithashtu se vëllezërit kanë patur konflikt të hershëm për pronën.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, që lidh Rrugën e Kavajës me atë të “Myslim Shyrit”. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit, ndërsa policia e ka shpallur atë në kërkim.
Po tani qe u vrane e do shkojne ne burg, kush do ta gezoje pronen? A e perdorim me trurin ne shqipetaret kur bejme nga keto idiotsira?