
Vijon prej të paktën dy javësh misteri mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, personazhit të konsideruar si “Mbreti i Lojërave të Fatit”, i cili mendohet se ka arritur një pasuri prej gati 600 milion euro prej aktiviteteve të ligjshme dhe të paligjshme.
Ndërkohë që gazetarët flasin me bindje se kanë parë një video kur ai është kapur nga kundërshtarët e tij, teksa i ofron madje atyre 50 milion euro për ta liruar. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, gazetari Artan Hoxha tha se në atë video shihej se Martinaj ishte tortuar, ndërkohë që deri më tani nuk ka një reagim zyrtar as nga policia dhe as nga prokuroria se çfarë ka ndodhur realisht me Martinajn.
Tërmeti në botën e mafias
Largimi nga terreni i Ervis Martinajt, qoftë i eliminuar fizikisht apo i zhdukur vetë duket se ka krijuar një realitet të ri në botën e krimit të organizuar në vend, të cilët qarkullojnë qindra miliona euro dhe kanë të infiltruar persona të tyret në polici dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Bëhet fjalë për nivele tepër të larta të krimit të organizuar, të cilët mund të kërcënojnë edhe njerëzit e afërt të ministrave apo kryeministrit.
Tahmë kemi ridimensionimi i krimit të organizuar nisi në vitin 2018, fill pas masakrës së ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë njëri prej njerëzve të Martinajt, ndërsa ky i fundit u plagos në qafë.
Kush po “mbretëron” tani?
Përballë Ervis Martinajt janë organizuar disa grupe kriminale, të cilat kanë patur një qëllim të vetëm: Largimin e tij nga “loja” pasi ishte kthyer në një personazh që kishte prishur balancat e marrëdhënieve mes krimit, politikës dhe botës së biznesit.
Hoxha paralajmëroi gjatë intervistës se grupi në fjalë, i cili ka financa tepër të shëndosha si edhe një grup të armatosur profesionistësh janë ata që do të mbretërojnë gjatë dekadës së ardhshme në fushën e krimit të organizuar.
Sipas tij, ky grup është një “përbindësh” që u krijuar për të hequr qafe Martinajn, ndërkohë që tashmë do të kthehen në një rrezik të madh për vendin pasi kanë gjithçka që iu duhet për të qenë të paprekshëm, qoftë edhe mbështetjen politike, raporton abcnews.al.
Kush e donte të vdekur Ervis Martinajn?
Mësohet se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013.
Bëhet fjalë sipas Hoxhës për kompaninë “Bast Arena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rendësishëm në vend.
Hoxha u shpreh se me ta mësuar këtë, Martianaj kishte kontaktuar me të tre duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. “Bast Arena” u mbyll pak muaj më pas sipas Hoxhës.
Largimi nga skena i Ervis Martinajt mund të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare.
Dorëzimi të kundërshtarët
Artan Hoxha tha se pasi grupi që kishte përballë dukej tepër i fortë dhe me një skuadër “killerash” të pamëshirshëm, Ervis Martinaj nisi kërkimin e aleancave të reja. Fillimisht ai shkoi në Vlorë duke kontaktuar me një personazh të njohur të botës së krimit atje, ndërsa për herë të fundit është parë në një zonë pranë Fushë Krujës, ku është futur në një banesë me qëllim lidhjen e një aleance me një grup kriminal që operon në këtë territor.
Hoxha tha se është pikërisht ky momenti ku dyshohet se ky grup e ka “shitur” Martinajn te kundërshtarët e tij, ku ata që e kanë marrë kanë ndërhyrë si një skuadër policie, e veshur me uniformë të Forcave Speciale.
Gazetari thotë se është pikërisht ky momenti kur familjarëve të Martinajt i shkon një mesazh ku shkruhej se “policia do të bëjë kontrolle”. Sipas Hoxhës, fillimisht njerëzit e Martinajt kanë menduar se atë e mori policia, por rezultoi se ishin kundërshtarët e tij.
Megjithatë, pavarësisht videos që qarkullon, e cila është e turbullt dhe nuk identifikohet mirë, policia nuk ka dhënë ende asnjë version mbi një prej zhdukjeve më të mistershme të dekadës së fundit./abcnews.al
Po cfare botoni kete palaco cirku,turp per gazeten
Ervis Martinaj po ben plazh ne Bahamas...
Hajd se kemi qeveri te forte,do e zgjidhin kete ceshtje Pastaj Rama I jep leksione Ukraine's,kete ceshtje e Ka buke e djathe...
T-emen e semes,,,Ne fakt ky paret i ka bo kur ishte i fuqishme saliu dhe xen sypeshkaqeni...ky pastronte paret e xenit,,,per saliun ky nuk duhet te jetoje se di shum per familjen Berisha...
vijojne perrallat me Artan
Ky gazetari investgativ per te gjitha problemet jo vetem per kete Martinaj flet me kompetenca sikur ka qene vete prezent ne te gjitha ngjarjet.
Po kush eshte ky qe paska gjithe keto informacione dhe nuk tenton asnje organ ligjzbatues ta marre per zverku dhe nen presion ta detyroje te deshmoje.Jo vetem per kete rast!Me duket se ky koke xhindari ben punen e kallauzit dhe te sekserit te nje pale kunder pales tjeter. Ky dhe ajo gazetarja "simpatike",jane bere tashme "yje" te gazetarise "investigative".Pike e zeze!!!!!
O gazetar palaco.Por kur vidjua eshte e pa qarte cfar flet brrockulla.Nga e kupton ti qe eshte personi vet,perse nuk denancon ne polici keto qe thua apo ne tv mbrohesh si gazetar dhe ci .i temem,mjafton te them dicka pa te dale ku te dale.
Pseudo-shkrime nga gazetare qe bejne qoka, vis martinin deri ne 2015 se njihte njeri tani qenka nr 1 sikur ata të vjetrit qe asnjë nuk guxon tu a thotë emrin ne tv kane dalë ne pension
????????????????????
Ky A Hoxha vuan nga deliri dhe picka
Po te kete patur kaq para s flitet ate e kan marre "ustallaret " qe dijne te rembejne ne te till raste.Zhdukja e telefonit tregon gjithçka qe ai tani ndodhet ne duar te sigurta ,ku do deshmoje nje per nje edhe per perfitimet qe i ka dhene Sali Berisha duke vrare me nje gur dy zogj.Edhe Vin Martinaj behet bashkepunetor i sherbimeve sekrete te pernorise dhe njekoheisht dosja e Sali Berisher kompletohet edhe me demimtare.Kjo eshte aresyeja se perse hesht saliu dhe ka ndezur motorrat "i forti i pazarit te rri",lindur ne çepan,çerdhen e ka mbaruar atje,kopeshtin tek Muhamet Gjollesha ,ndersa shkollen 8 vjeçare tek "shkolla e kuçe". Revolucionin tani e ka marre ne dore Likja ose siç quhet tai Partia e Likes(PL)
O rrot kari , ik vizitohu se te eshte mbushur koka me mut qenk
ARTAN,shume flet sikur thua ti je ne mes te Cdo gruppi kriminal, Po cte duhet, Pune eshte kjo per tu, te doli boia, je bere me keq se Kldiana L’ala,kulmi I injorances se gazetares
Po te mos ishte e vertete nuk hapte shampanjen hasmi!
Hoxha i kthen fantazite e veta per gjysem te verteta; ka gati gjithnje thesin me tym. Po te jete per supozime kam edhe une nje; Ne kushtet kur ke kaq shume grupe armiqsh, dhe kur qeveria ka mbyllur me ligj lojrat e fatit, a nuk do ishte me llogjike qe nje njeri kaq i pasur sa Martinaj, te inskenonte zhdukjen e vet pa gjurme, ne vend qe te qarkullonte ne Lezhe e Sukth per te gjetur aleate krimi? Cfare idiotesie per Martinajn ta thernin ne Shqiperi kur (vualá) mund te zhdukej bashke me parate e tij. Le ta zeme per nje moment se Martinaj qenka viktime e vrare diku nga dikush, atehere ku jane parate e tij? Gjurmoni ku jane parate sepse ato Martinaj i ka me vete. Me siguri qe ne te njejten menyre te gjitha pronat jane te mberthyera e te siguruara me emra e pronesi qe nuk mund te sekuestrohen.
"Tahmë kemi ridimensionimi i krimit të organizuar nisi në vitin 2018, fill pas masakrës së ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë njëri prej njerëzve të Martinajt, ndërsa ky i fundit u plagos në qafë." - Ore tutkuna qe e keni botuar, i lexoni artikujt ju plot fabime e fraza pa pike kuptimi? I botoni taze te ngrohta sa ju dalin nga bytha? Po çfare mutin don me thene nje fraze e tilke? Apo ju e beni ne ghendje te dehur gazeten?
MOS TJU DUKET CUDI FARE,,,XENIT DHE SALIUT KY NUK I DUHET ME,ESHT NJE DESHMITAR SKOMODO PER SALIUN DHE XENIN,,,PARATA I KA XENI NE BAHAMA,,,KY VETEM ESHT HAP BYTHE KOT,,KA BO VETEM HASEM...CDO GANGSTER QE I BO PARET ME POLITIKEN DHE SHTETIN...ASHTU SIC KA NJE FILLIM KA DHE NJE FUND,,,